Fabrika Vita ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja lidhur me mostrat për produktet e qumështit.
“Sot, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja gjate konferencës për media, deklaroj disa çështje te cilat lehtësisht gjinden ne Doganen e Kosoves, Administraten Tatimore te Kosoves dhe AUVK. Vetëm i kishte përmbledhur, por nuk tregoj asgjë te re. Ajo çka nuk publikoje Ministri, pavarësisht premtimeve te vazhdueshme, ishin rezultatet e analizave te mostrave, te cilat menduam se do te publikoheshin sot”, thuhet në reagim.
Më tej thuhet se “Rezultatet e analizave te mostrave nuk u publikuan! Ne jemi te bindur qe te gjitha produktet tona janë te etiketuar ne përputhje me dispozitat ligjore. Sidoqoftë, Ministria dhe AUVK duhet gjithsesi te dal dhe te i publikoje rezultatet e analizave te mostrave, qe tash e 33 dite nuk po na i dërgojnë dhe tanimë janë edhe ne shkelje ligjore”.
“Ne ftojmë Ministrinë dhe AUVK, që menjëherë t’i publikojnë rezultatet e analizave”.
Po ashtu në reagim thuhet se “përsa i përket pretendimeve të tjera shpifese per ceshtjen e furnizimit me uje dhe numrin e punetoreve, e ftojme Ministrin qe te konsultohet paraprakisht me Ministrine e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor, sepse jemi te pajisur me Leje Ujore dhe Impiant per Trajtimin e Ujerave te ndotura, nderkaq per numrin e punetoreve, te konsultohet me ATK-ne, sepse numrin e punetoreve e kemi te deklaruar ne ATK dhe emertimi i kompanise tone eshte Abrazen LLC”.
Nga Fabrika Vita thonë po ashtu se “Ne garantojmë që të gjitha produktet e brendit “VITA” janë prodhim 100% qumesht i fresket i fermereve Kosovar. Ne mburemi qe jemi lider ne industrine e qumeshtit”.
Vita ka ftuar ministrin në detyrë siç thuhet në reagim ‘që t’i ndalë shpifjet, të mire-informohet para se te dal ne konferenca per shtyp dhe te mos publikoje te dhena te manipuluara, ne menyre tendencioze, sepse keshtu po e fuqizon importin”, thuhet në reagim.
Për më tepër në fund të reagimit, Vita pati një mesazh: “Ministër, duaje tenden”.
Sot, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, në një konferencë për media prezantoi rezultatet e kontrolleve që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e bëri në disa qumështore të vendit, në tre muajt e fundit.







