Në klinikën emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar gjithsej 316 pacientë.
Në njoftim thuhet se gjatë kësaj kohe janë realizuar 38 pranime në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë raportuar dy raste të vdekjes.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën Emergjente të QKUK-së janë trajtuar gjithsej 316 pacientë.
Sipas shërbimeve, numri i pacientëve të trajtuar është si vijon:
•Reanimacioni: 59
•Kirurgjia: 58
•Internistika: 73
•Ortopedia: 85
•Salla e Vogël: 21
Sipas natyrës së lëndimeve:
•Persona të përfshirë në përleshje fizike: 2
•Persona të lënduar në aksidente trafiku: 34
Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 38 pranime në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë raportuar edhe dy raste të vdekjes (exitus)”, thuhet në njoftimin e QKUK-së







