Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Impiantin e Trajtimit të Ujit (ITU) në Shkabaj dhe Kodra 1, pritet të ketë destabilizim të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të ndikojë në komunat e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe në një pjesë të Prishtinës, përkatësisht në lagjen Kodra e Trimave.
KRU “Prishtina” bën të ditur se, edhe pas rikthimit të energjisë elektrike, impiantit do t’i nevojitet një periudhë kohe për të rifilluar funksionimin normal dhe për të arritur kapacitetin e plotë të prodhimit dhe furnizimit me ujë.
Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, duke bërë të ditur se do të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.







