Policia e Kosovës ka nisur hetimet pas raportimit për zhdukjen e dy të miturve në Prizren.
Sipas raportit policor, nëna e tyre ka njoftuar të dielën se vajza dhe djali kishin dalë nga shtëpia më 30 korrik dhe nuk dihej vendndodhja e tyre.
Sipas deklarimit të ankueses, të dy të miturit edhe herë të tjera janë larguar nga shtëpia.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet po zhvillohen nga njësitet përkatëse të Policisë.







