TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kamberi: Diskursi i Vuçiqit nuk dallon nga ai i Millosheviqit

Deklaratat e fundit të zyrtarëve të lartë serbë për Kosovën kanë nxitur reagime nga përfaqësuesit shqiptarë në Kuvendin e Serbisë dhe ekspertët e sigurisë. Deputeti Shaip Kamberi i cilëson ato si vazhdimësi të një politike nacionaliste, ndërsa analistët thonë se retorika të tilla shfaqen shpesh në periudha me zhvillime politike.

by Arlind Beqiraj
1 orë ago
1 0
A A

Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ministres së tij, Snezana Paunoviq, deputeti I vetëm shqiptarë Shaip Kamberi i ka cilësuar  si pjesë e politikës së brendshme ditore, me synim përfitimin e elektoratit nacionalist.

Vuçiq, duke deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa Paunoviq me deklaratat e saj se ajo do ta pastronte etnikisht Kosovën nga shqiptarët në vitin 1998, kanë nxitur reagime nga përfaqësuesit shqiptarë në Kuvendin e Serbisë.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, për TEVE1 thotë se këto deklarata janë vazhdimësi e një qasjeje politike që, sipas tij, nuk dallon nga ajo e kohës së Sllobodan Millosheviqit.

“Është pjesë e politikës zyrtare. Vazhdojnë ta ndjekin një diskurs të atillë që dëshmon qartë që kjo Serbi e Vuçiqit nuk është larg, por është e njëjtë me Serbinë e Millosheviqit në raport me shqiptarët dhe Kosovën. Vazhdojnë ta mohojnë realitetin e Kosovës”, thotw Kamberi.

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, thotë se retorika të tilla nga zyrtarët serbë janë përdorur edhe më herët, sidomos në periudha kur ka zhvillime politike apo procese zgjedhore.

“Kjo është retorika serbe që ka qenë edhe më përpara, është edhe tash, edhe kur nevojitet ndonjë qasje politike ose kur kanë zgjedhje”, shprehet ai.

Dashevci thotë se deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë, sipas tij, duhet të shihen me seriozitet nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa kërkon një qasje më aktive diplomatike nga institucionet e Kosovës.

“Këto retorika që i bëjnë ky president, ministrja e tij, kryeparlamentarja e tij, por edhe krimineli i tij, Vuçiq i sheh. Bashkësia ndërkombëtare i sheh, por diplomacia jonë duhet të jetë tepër më proaktive sesa që është tash, t’i alarmojë partnerët strategjikë”, thotw Dashevci.

Ministrja serbe e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, deklaratën skandaloze për “spastrimin etnik” të Kosovës  e bëri më 11 korrik 2026, gjatë një interviste për medien serbe ‘’Kurir’’.

Qeveria e Kosovës pati reaguar menjëherë duke e shpallur ministren serbe person non grata në mënyrë të përhershme për Kosovën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Lëndohet një  person pas një mosmarrveshje me dy persona të tjerë

Lëndohet një  person pas një mosmarrveshje me dy persona të tjerë

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Në Emergjencë gjatë fundjavës u ofruan 992 shërbime mjekësore

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Një person gjendet pa shenja jetë në bodrumin e një ndërtesë në Pejë

Skandal: Vuçiq, Vulin dhe Dodik festojnë me këngë nacionaliste derisa në Kosovë vazhdojnë gërmimet për varreza masive

Tre personave u zihet prita nga një person i armatosur, u kërkohen para

Tre personave u zihet prita nga një person i armatosur, u kërkohen para

Zhduket një vajzë në Malishevë

​Dy të mitur raportohen të zhdukur në Prizren, policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën