TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërmimet në Kalludër – një tjetër arrestim për krime lufte në Zubin Potok

Gërmimet në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut po vazhdojnë në kërkim të personave të zhdukur gjatë luftës. Ndërkohë, Prokuroria Speciale ka arrestuar edhe një person të dyshuar për krime lufte.

by tëvë1
2 orë ago
0 0
A A

Është rruga që të çon në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut.

E prej disa ditësh, kjo zonë është kthyer në qendër të gërmimeve për një varr masiv.

Kjo pas gjetjes së mbetjeve mortore që dyshohet se u përkasin njerëzve të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

E këtë të diel, megjithëse ditë pushimi, punimet në terren vazhduan.

Ndërkohë, autoritetet ligjzbatuese arrestuan edhe një person në Zubin Potok të dyshuar për krime lufte.

“Lidhur me rastin ‘krime të luftës’ në komunën e Zubin Potokut, Policia e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar edhe një person të dyshuar me inicialet J.R. I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.  Arrestimi i të dyshuarit është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe Prokuroria Speciale, në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm institucional për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës”, njoftoi Prokuroria Speciale.

J.R është personi i tretë i arrestuar në kuadër të këtij rasti.

Ndërkohë që, dy të dyshuar të tjerë tashmë ndodhen në paraburgim, po ashtu nën dyshimin për krime lufte.

E sipas Policisë së Kosovës, njëri prej tyre kishte qenë pjesëtar aktiv i Armatës Jugosllave.

Gërmimet në Kalludër të Vogël nisën pas një hetimi rreth dyvjeçar

Në këtë lokacion dyshohet se mund të ndodhen mbetjet mortore të 23 personave, të njohur si “grupi i intelektualëve” nga rajoni i Mitrovicës, të rrëmbyer më 19 prill 1999.

Megjithatë, për numrin e mbetjeve mortore që mund të gjenden në këtë lokacion, Prokuroria Speciale thotë se është ende herët për të dhënë vlerësime.

“Dëshirojmë, ju lusim për mirëkuptim dhe për shmangie të çfarëdo raportimi të pakonfirmuar nga institucionet kompetente. Ende është herët të flitet në këtë fazë me numra, pra duhet të presim të gjitha verifikimet dhe analizat e nevojshme për të ardhur deri te një rezultat i tillë. Në momentin që do të kemi të drejtë pra nga aspekti ligjor të japim informacione, publiku, ju mediat do të keni qasje që të keni informacione në të gjithë procesin hetimor. Por deri në këtë fazë kërkojmë mirëkuptim”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Ndërkohë sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1 mijë e 577 persona vazhdojnë ende të figurojnë të zhdukur nga lufta  e viteve 1998–1999.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet e njëjtë si në kohën e Millosheviqit

Auto Draft

Dëmtohet diga e liqenit Mirusha, komuna kërkon intervenim nga ministria thonë se nuk kanë pranuar raport

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu: Shtrirja e sovranitetit në çdo pjesë të vendit, parakusht për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të lënduar

Traditë që nga viti 1989 -aksioni për dhurimin e gjakut në fshatin Poslishtë të Prizrenit

Auto Draft

Saga e investimit katërmilionësh,“Gjin Gazulli” në përfundim- Luxdev angazhon kompani të re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën