Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës publikoi parashikimin e motit nga e hëna deri të premten e javës që po vjen.
Temperaturat më të larta do të jenë do deri në 38 gradë Celsius.
E hënë
Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 31°C deri në 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s. Rajoni ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, duke sjellë temperatura paksa më të larta, të cilat janë normale për këtë periudhë të verës.
E martë
Do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 31°C deri në 37°C. Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s. Masat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat mbi mesataren klimatologjike, por brenda karakteristikave të stinës së verës.
E mërkurë
Moti parashihet kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 32°C deri në 38°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s. Në orët e pasdites mund të ketë vranësira të pakta lokale, pa kushte për reshje.
E enjte
Do të vazhdojë moti me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 38°C. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s. Kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore.
E premte
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 37°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–5m/s. Në disa zona mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, por pa reshje. Temperaturat mbeten paksa mbi mesataren shumëvjeçare, megjithatë konsiderohen normale për stinën e verës.







