Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor brenda stacionit policor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 gusht rreth orës 05:00, pasi i dyshuari nuk iu ishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, të cilët më herët i kishin shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje.
Policia njofton se gjatë qëndrimit në stacion, i dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Si pasojë e sulmit, polici ka marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe ai është dërguar në mbajtje.






