Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar pas natës së parë të festivalit “Sunny Hill”, të cilin ajo e ka themeluar.
Lipa ka vlerësuar performancat e artistëve Katy Perry dhe DJ-it Seth Troxler, duke ndarë me ndjekësit emocionet nga atmosfera e festivalit.
“DITA E PARË ⭐️ Festivali Sunny Hill!!!!!! Katy Perry na çoi në hënë dhe Seth Troxler na mbajti atje 🧑🚀🚀. Shihemi sonte për raundin e dytë!!! ⭐️”, ka shkruar Dua Lipa në rrjetet sociale.
Dua Lipa po e përcjell nga afër festivalin që po organizohet në Bërnicë të Prishtinës.
Lipa kësaj radhe nuk pritet që të performojë.







