Atmosfera në “Sunny Hill Festival” po merr formë teksa mijëra vizitorë kanë mbushur Festival Parkun në Prishtinë.
Gjithsesi, lexues të Tëvë1, konfirmojnë se përgjegjës për shitjen e biletave kanë bërë edhe manipulime.
Një lexues konfirmon se ka blerë biletë prej 120 eurove, por që i është dhënë shiriti i edicionit të kaluar.

Shiriti i dërguar nga lexuesi ku shihet ai i edicionit të kaluar e ku pretendon se u mashtrua
Ai pretendon se biletën e ka blerë në mënyrë fizike derisa pretendon se do të ankohet aty ku e ka blerë.
Festivali që mbledh adhurues edhe nga jashtë kufijve të Kosovës, nisi në vitin 2018 dhe sivjet mban edicionin e tretë në shtëpinë e vet në Bërnicë të poshtme.
E edhe këtë edicion e pranishme do të jetë këngëtarja që e themeloi festivalin, Dua Lipa. Ajo ka njoftuar tashmë se ka mbërritur në Kosovë dhe ka nisur promovimin e shtetit në rrjete sociale.







