TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pozita nuk i mbështet dy projektligjet për shëndetësi të propozuara nga PDK dhe LDK

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Pozita nuk i mbështet dy projektligjet për shëndetësi të propozuara nga PDK dhe LDK

Kësisoj këto dy ligje nuk morën miratim të këtij komisioni në parim, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u shprehen se të dyja këto projektligje pritet shpejt të vijnë në Kuvend nga Qeveria.

E të gjithë anëtarët e këtij komisioni u shprehën të shqetësuar për situatën në Han të Elezit dhe Kaçanik pas dyshimeve për helmim të qytetarëve me ujë të pijes. Prandaj, edhe ranë dakord që nesër t’i vizitojnë të dy këto komuna.

Deputeti i LVV-së, Mirsad Shkreta kërkoi reagim për sanim të kësaj gjendje qoftë nga niveli qendror por edhe lokal.

“Për neve është shqetësuese se akoma ka ujësjellës të tilla që janë lënë jashtë menaxhimit nga asnjë nivel i menaxhimit as në aspektin regjional dhe lokal dhe as nga kompanitë përgjegjëse. Ne edhe si institucione qendrore dhe lokale duhet të ngrisim zërin për më tepër edhe është kusht i domosdoshëm dhe cenim i të drejtës publike e kemi obligim ne si deputet jo vetëm se jam i asaj zone që të gjithë ne që të ngrisim zërin karshi atyre institucioneve qoftë lokale apo qendrore që të ndërmarrin hapa të duhur që fillimisht të sanohet situata dhe më pastaj të krijohen parakushte të mos krijohen situata të tilla”, theksoi ai.

Kryetarja e këtij Komisioni, Fatmire Kollçaku tha se nga ajo që janë informuar si pasojë e dyshimit për helmim nuk ka të hospitalizuar.

“Ajo çka kam dëgjuar nuk ka të hospitalizuar, kanë marrë trajtim në baza të rregullta ditore të gjithë janë në shtëpi megjithatë ndoshta meqenëse si deputetë që ishim të brengosur prej asaj që kemi dëgjuar është mirë të marrim një vendim që a do të shkojmë bashkë të gjithë apo një grup”, tha Kollçaku.

Kurse, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se MSh nuk i ka furnizuar me infuzione pacientët që kanë pasur nevojë. Sipas tij, kjo shpërfaq gjendjen në të cilën ndodhet sektori i shëndetësisë.

“Gjithë ky vit ndoshta na ka shkuar duke ngritur zërin për mos prezencën e MSh sidomos në raport me kujdesin parësor shëndetësor dhe mbikëqyrjen që kërkohet dhe menaxhimin e situata të krizave të ndryshme, tash një vit ka qenë situata në Deçan dhe këtu dëgjuam që fatkeqësisht MSh nuk ka arritur që së paku t’i furnizojë me infuzione pacientët që kanë kërkuar ndihmë dhe tretman me të vërtet kjo është shqetësuese dhe pak më elementare kjo pjesë dhe tregon nivelin e përgjegjësisë. Këso situata mendoj se shpërfaqin gjendjen në sektorin e shëndetësisë”, u shpreh Zemaj.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se duhet parë se a janë marr me kohë të gjitha masat e nevojshme për intervenim pas rasteve për dyshimin për helmim të banorëve nga uji i kontaminuar.

“Duhet me shikua të gjitha masat a janë marr me kohë nëse ka pas në vazhdimësi raste nga i njëjti regjion dhe fshat të cilët kanë pas simptomatologji të njëjtë atëherë duhet me shikua se a janë marr me kohë të gjitha masat”, theksoi Haxhiu.

Pas këtij debati, Florent Zejnullau prezantoi Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale i cili tha se synon që të rregulloj çmimin e barnave dhe të ndal blerjet me çmimet abuzive.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku tha se tashmë këto dy ligje janë në agjendën legjislative të Qeverisë dhe shpejt do të sillen për shqyrtim në Kuvend.

“Tashmë në strategjinë legjislative t qeverisë janë të parapara këto dy projektligje dhe janë të parapara të procedohen në Kuvend. P ra edhe ligji për Shëndetësi edhe ai për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, mirëpo opozita megjithatë i ka sjell dy versionet e tyre dhe si komision e kemi për detyrë t’i trajtojmë”, tha ajo.

Deputeti nga radhët PDK-së, Bekim Haxhiu u shpreh se aktualisht nuk ka ndonjë draft tjetër të këtij projektligj, prandaj e quajti të qëllimshme zvarritjen e këtij ligji.

“Ka qenë e qëllimshme zvarritja e këtij projektligji derisa fillon ministria të punoj dhe më vjen mirë që kjo iniciativë e jonë i ka angazhuar dikë në ministri që të punoj dhe të ketë diçka ose draftin e njëjtë… Qeveria nëse ka ndonjë draft deri sot nuk ka ndonjë draft qeveria e Kosovës ka diskutime përbrenda ministrisë”, theksoi Haxhiu./kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Zeqaj: Kurti po krijon “mjegull politike”, s’ka interes për ta qeverisur vendin

Zeqaj: Kurti po krijon “mjegull politike”, s’ka interes për ta qeverisur vendin

Plagosen me armë zjarri dy persona në Ferizaj

Smajljaj: “Ngutia” në Kuvend, sinjal i krizave të reja politike e pasigurisë institucionale

Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.04.2026

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën