TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Fillimisht e vrasin Banush Kamerin, të cilit pastaj ia prejnë kokën” – prokurori trondit gjatë leximit të aktakuzës për krimet serbe në Reçak

Ka nisur gjykimi në mungesë për 21 të akuzuar për masakrën e Reçakut. Ky vendim erdhi nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u konstatua se janë bërë të gjitha përpjekjet për sigurimin e të pandehurve në gjykim. Në nisjen e këtij gjyqi, prokuroria dha detaje të aktakuzës voluminoze.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
0 0
A A

Gjykatorja u mbush me avokatë të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Por, asnjë nga klinentët që do ta mbrojnë këta, nuk ishte i pranishëm në sallë.

Në këtë formë të premten nisi seanca gjyqësore për Masakrën e Reçakut.

Këtu në mungesë, do të gjykohen 21 serbë të akuzuar, si pjesëmarrës në masakrën që e tronditi botën.

Prezenca e tyre, nuk arriti të sigurohej as nga Prokuroria Speciale, e as nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

 “Përmes Ministrisë së Punëvë të Jashtme të Republikës së Kosovës për Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës me seli në Beograd, ka paraqitë kërkesë për sigurimin e adresave dhe përcjelljen e njoftimit për të pandehurit e lartëcekur, që sipas të dhënave rezulton se kanë vendqëndrim në shtetin e Serbisë. Deri në këto momente, nuk kemi ndonjë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Namani Hajra.

Pavarëisht kësaj, Gjykata konstatoi se janë përmbushur kushtet që gjykimi të zhvillohet në mungesë të të akuzuarve.

Pas kësaj, radha i erdhi prokurorit special, Ilir Morina.

Ky i fundit filloi me leximin e aktakuzës voluminoze për krimet e kryera në Reçak gjatë viteve 1998-1999.

“Me datë 15 janar 1999, në fshatin Reçak, Komuna e Shtimes, të pandehurit e lartëcekur në cilësinë e pjesëtarëve të forcave policore dhe ushtarake serbe, me dashje dhe në bashëkryerje, morën pjesë dhe kontribuan në vrasjen e 42 civilëve të fshatit Reçak”, tha Morina.

Detajet që i ndau prokurori special, paraqiten krimet mizore të luftes që forcat serbe i kryen atë premte në Reçak.

“Në oborrin e shtëpisë së Rashit Rashiti, fillimisht e vrasin Banush Kamerin, të cilit pastaj ia prejnë kokën. Në vendin e quajtur “Vrella”, i vrasin Haki Metushin, Sabri Sylën dhe Arif Metushi”, u shpreh tutje prokurori special Ilir Morina.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, që të gjithë viktimat ishin civilë shqiptarë, gra e burra, pleq e fëmijë.

Prokurori përshkroi edhe momentin e vrasjes së 24 personave në turmë.

“Në momentin që civilët arrijnë në këtë lokacion duke ecur në kolonë, papritmas në të dy anët e rrugicës fillojnë të shtëna me armë automatike nga të gjitha anët, pa ndërprerë për disa minuta, duke i ekzekutuar njëzet e katër persona në mënyrë mizore”, theksoj Morina.

Përpos vrasjes, 21 të akuzuarit akuzohen edhe për keqtrajtim dhe maltretim të civilëve.

“Që të gjithë të armatosur, nën kërcënimin e armëve i detyruan të gjithë burrat të dalin nga vendstrehimi dhe të vendosen në oborr, ndërsa gratë dhe fëmijët i mbyllën me çelës në bodrum, më pastaj i kanë legjitimuar burrat, i kanë shtrirë për toke dhe filluan t’i rrahin në mënyrë çnjerëzore duke përdorur kondakë të armëve, shqelma, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta”, ka përfunduar Morina.

Aktakuza e Prokurorisë të pandehurit i ngarkon edhe me përgjegjësi penale për shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile dhe dëbim të tyre.

Gjithë aktakuzën, prokuroria mes tjerash e mbështet në dëshmitë e 52 dëshmitarëve, që janë edhe të dëmtuar në këtë procedurë.

Gjatë këtij gjykimi, Prokuroria planifikon që si dëshmitarë të profilit të lartë.

Ndër ta edhe ish-shefi i Misionit të Verifikimit të OSEB-së në Kosovë, William Walker dhe ish-komandantin suprem të NATOS-së, Wesley Clark.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfshihet nga zjarri një objekt në Rrugën B në Prishtinë

Përfshihet nga zjarri një objekt në Rrugën B në Prishtinë

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së, në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur

Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së, në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur

Hoti: Serbia nuk po lufton krimet e luftës, por po lufton të vërtetën

Hoti: Serbia nuk po lufton krimet e luftës, por po lufton të vërtetën

Policia e Kosovës njofton se disa rrugë do të bllokohen për mbarëvajtjen festivalit “Sunny Hill”

Policia e Kosovës njofton se disa rrugë do të bllokohen për mbarëvajtjen festivalit “Sunny Hill”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën