TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Takimet mes VV-së dhe LDK-së duhet të rifillojnë sa më parë për arritjen e marrëveshjes për presidentin

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Haxhiu: Takimet mes VV-së dhe LDK-së duhet të rifillojnë sa më parë për arritjen e marrëveshjes për presidentin

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka komentuar Kuvendin e fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se mbajtja e kësaj mbledhjeje është një zhvillim pozitiv, pasi sipas saj krijon mundësi që të vazhdojnë takimet mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu, në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, tha se takimet mes subjekteve politike duhet të rifillojnë sa më shpejt, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit.

“Është lajm i mirë që kemi pasur një mbledhje të LDK-së dje, në kuptimin që tash mund të vazhdojnë takimet, sepse siç e dini, ato janë pezulluar deri në sqarimin e situatës në LDK. Nuk është në mandatin tim të flas për atë çështje, por është e rëndësishme që takimet të thirren dhe të mbahen dhe të ketë përpjekje maksimale për të arritur një marrëveshje për konsensusin për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit. E rëndësishme është që këto takime të vazhdojnë sa më parë”, deklaroi Haxhiu.

Ajo gjithashtu foli për takimin që pati me përfaqësuesit e partive politike në vend, duke e cilësuar atë si një mbledhje përgatitore, të cilën e parasheh Rregullorja e Kuvendit para seancës konstituive.

Haxhiu tha se gjatë takimit ka pasur pajtim të plotë për të gjitha pikat e diskutuara dhe i falënderoi përfaqësuesit e partive për bashkëpunimin.

“Dua të them se për të gjitha pikat kishte pajtim të plotë dhe i falënderoj për bashkëpunimin në çështjet të cilat i shqyrtuam. Uroj që pas kësaj mbledhjeje, njësoj të vazhdojë edhe kjo legjislaturë”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht, në ora 10:00. Ajo bëri të ditur se në rendin e ditës janë disa pika, përfshirë formimin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e nënkryetarëve dhe zgjedhjen e kryetarit apo kryetares së Kuvendit.

“Seanca do të udhëhiqet nga Avni Dehari dhe Fatma Taqi”, deklaroi Haxhiu.

Ajo foli edhe për përgatitjet që po bëhen për regjistrimin e deputetëve të rinj, proces i cili nis më 3 gusht.

Sipas saj, administrata e Kuvendit ka përfunduar përgatitjet për regjistrimin e deputetëve, ndërsa orari është ndarë sipas subjekteve politike.

“Duke pasur parasysh vullnetin e shprehur të partive politike që përfaqësojnë, administrata ka filluar përgatitjet për regjistrimin e deputetëve. Më 3 gusht do të regjistrohen deputetët e VV-së, më 4 gusht deputetët e PDK-së dhe LDK-së, ndërsa më 5 gusht Aleanca dhe komunitetet jo shumicë. Përgatitjet kanë përfunduar dhe uroj që më 6 gusht Kosova të konstituojë Kuvendin e Kosovës”, tha ajo.

Haxhiu shtoi se para institucioneve të reja ka shumë punë dhe se qytetarët kanë dhënë mesazhin e tyre për atë që presin nga institucionet e Kosovës.

“Punë e madhe na pret, sepse qytetarët kanë treguar se çfarë presin nga ne dhe nga institucionet e Kosovës”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse Vetëvendosje ka vendosur emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, Haxhiu tha se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

“Ju mund të më pyesni për deklaratën e ministrit Konjufca, sepse po shoh që do ta adresoni këtë çështje. Unë respektoj fjalën e tij, por ai e ka theksuar se ende nuk kemi vendosur se kush do të jetë propozimi ynë”, tha Haxhiu.

Ajo shtoi se emri i kandidatit mund të bëhet i ditur gjatë ditëve në vijim ose në prag të seancës konstituive.

“Nëse jo gjatë këtyre ditëve, atëherë në prag të 6 gushtit do të dihet. I takon vetëm VV-së që të bëjë propozimin se kush do të jetë kryetar apo kryetare e Kuvendit”, deklaroi ajo.

Haxhiu theksoi se pozitat institucionale nuk janë të përhershme dhe se të gjitha vendimet duhet të merren në interes të qytetarëve.

“Pozitat nuk i kemi me tapi dhe nuk i kemi të përhershme. Jemi në shërbim të qytetarëve. I takon VV-së të bëjë të qartë propozimin dhe besoj se këtë do ta bëjnë shpejt”, tha ajo.

Në fund, Haxhiu foli edhe për çështjen e funksionimit të Presidencës, duke thënë se Kosova nuk mund të mbetet pa ushtrues detyre të presidentit dhe se kjo çështje duhet të trajtohet në përputhje me Kushtetutën.

“Vendi asnjëherë nuk mund të mbetet pa President, pavarësisht interpretimeve të ndryshme. Nuk ka vend në botë që mbetet pa president duke pasur parasysh edhe Kushtetutën e Kosovës. Inkurajoj ata që japin interpretime për këtë çështje. Republika e Kosovës asnjëherë nuk mund të mbetet pa ushtrues detyre të presidentit. Gjykata Kushtetuese është autoriteti i fundit dhe nëse kemi situata të tilla, presim interpretimin e saj”, përfundoi Haxhiu.

Tags: Albulena HaxhiutakimeTeve1u.d presidente
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë

Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

​KOMF: Institucionet parashkollore të zbatojnë me rigorozitet kërkesat për vaksinim

​KOMF: Institucionet parashkollore të zbatojnë me rigorozitet kërkesat për vaksinim

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Vendimi i delegatëve duhet të respektohet

Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë

Zbardhja e krimeve të luftës, Pierce: Hap drejt së vërtetës dhe drejtësisë

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

​KOMF: Institucionet parashkollore të zbatojnë me rigorozitet kërkesat për vaksinim

​KOMF: Institucionet parashkollore të zbatojnë me rigorozitet kërkesat për vaksinim

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

Rama reagon pas kallëzimit penal, premton bashkëpunim me Prokurorinë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Gjendet pa shenja jete një grua në lumin Drini i Bardhë, Policia nis hetimet

“Mesditë”- 31.07.2026

“Mesditë”- 31.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën