Fitorja 2:0 në ndeshjen e parë në Prishtinë nuk rezultoi e mjaftueshme për Malishevën.
Skuadra malishevase nuk arriti ta ruajë epërsinë e krijuar në duelin e parë dhe u mposht 4:1 nga Hiberniani në ndeshjen e kthimit të zhvilluar të enjten mbrëma në Skoci, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4:3.
Skuadra skoceze realizoi tre gola në pjesën e parë.
Owen Elding e kaloi në epërsi Hibernianin në minutën e nëntë. Gjashtë minuta më pas, Felix Passlack, realizoi për 2:0.
Golin e tretë e shënoi Nathan Lowe në minutën e 35-të. Për 4:0 shënoi Martin Boyle në minutën e 57-të.
Omer Bajraktari e shënoi golin e vetëm për Malishevën në minutën e 83-të, por që nuk mjaftoi për të avancuar tutje.
Malisheva garoi për herë të tretë në Evropë.
Në dy edicionet e kaluara u ndal në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, nga Buduqnosti i Podgoricës dhe nga Vikinguri islandez.




