TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çalhanoglu po largohet nga Interi? Lojtari është i hapur për transferim

by Bujar Mehmeti
2 muaj ago
0
A A
Çalhanoglu po largohet nga Interi? Lojtari është i hapur për transferim

E ardhmja e Hakan Çalhanoglut mund të jetë sërish në Turqi.

Sipas raportimeve të fundit, Fenerbahçe ka vendosur ta bëjë mesfushorin e Interit një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar të verës dhe kontaktet e para mes palëve tashmë kanë nisur.

Sipas mediave turke, drejtuesit e Fenerbahçes kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lojtarit për ta kuptuar nëse ekziston mundësia e një transferimi në Stamboll.

Lajmet bëjnë të ditur se vetë Çalhanoglu nuk e përjashton këtë opsion dhe është i hapur për t’u rikthyer në vendlindje, nëse arrihet një marrëveshje mes klubeve.

Megjithatë, pengesa kryesore mbetet Interi. Klubi zikaltër nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht nga kapiteni i kombëtares turke, i cili konsiderohet një nga liderët e skuadrës së Cristian Chivut.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka qenë i qartë për situatën e mesfushorit.

“Ne duam ta mbajmë Çalhanoglun në skuadër. Ai ka kontratë me Interin dhe nuk besoj se këto spekulime do ta kenë ndonjë pasojë.”

Sipas “Goal”, Fenerbahçe po e përgatit një ofertë zyrtare, ndërsa lojtari e sheh me interes mundësinë për të luajtur në Superligën turke.

Megjithatë, çdo negociatë do të varet nga kërkesat ekonomike të Interit, i cili nuk dëshiron ta humbasë njërin nga futbollistët më të rëndësishëm të repartit të mesfushës.

Çalhanoglu e zhvilloi një sezon shumë të mirë me Interin, duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës.

Pikërisht për këtë arsye, Zikaltërit nuk janë të gatshëm ta lënë të largohet pa një ofertë që do ta kënaqte klubin financiarisht.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Broja me probleme fizike para duelit me Poloninë

Burnley nxjerrë në shitje Brojën

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj gjithnjë e më afër Ascolit

Daku e Seferi synojnë pikët e plota në Ligën e Kombeve

Daku e Seferi synojnë pikët e plota në Ligën e Kombeve

KB Peja këtë javë nis përgatitjet

Peja kërkon fitoren dhe avantazhin ndaj Dinamos

Izraeli vret 3 persona në Gaza, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga fillimi i luftës në 73,922

Izraeli vret 3 persona në Gaza, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga fillimi i luftës në 73,922

BE-ja heq nga lista e sanksioneve dy miliarderë rusë

BE-ja heq nga lista e sanksioneve dy miliarderë rusë

Irani anulon fluturimet për në Irak dhe Oman për shkak të sanksioneve të intensifikuara të SHBA-së

Irani anulon fluturimet për në Irak dhe Oman për shkak të sanksioneve të intensifikuara të SHBA-së

Donjeta Sadiku siguron medaljen evropiane në boks

Donjeta Sadiku siguron medaljen evropiane në boks

Broja me probleme fizike para duelit me Poloninë

Burnley nxjerrë në shitje Brojën

Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së

Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj gjithnjë e më afër Ascolit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën