TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Isufaj: Identifikimi i mbetjeve mortore në Kalludër të Vogël do të kërkojë kohë

by Teve1
2 orë ago
1
A A
Isufaj: Identifikimi i mbetjeve mortore në Kalludër të Vogël do të kërkojë kohë

Në ditën e tretë të gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, ku po dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë, punimet i ka vizituar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Në ditën e tretë të gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, ku po dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë, punimet i ka vizituar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Sipas dyshimeve fillestare, në këtë lokacion mund të ndodhen mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur më 19 prill 1999, të njohur si “Grupi i intelektualëve të Mitrovicës”.

Pas vizitës në vendin e gërmimeve, Isufaj deklaroi se deri më tani është konfirmuar se mbetjet e gjetura janë me origjinë njerëzore, por theksoi se procesi i identifikimit është i ndërlikuar dhe kërkon kohë, pasi çdo mbetje duhet të trajtohet sipas standardeve të mjekësisë ligjore dhe të identifikohet përmes analizave të ADN-së.

Ai falënderoi Policinë e Kosovës, prokurorët specialë dhe ekipin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për punën që po zhvillojnë në terren.

“Gërmimet kanë filluar. Së pari, dua ta shfrytëzoj rastin për ta falënderuar Policinë e Kosovës për punën e madhe që kanë bërë, njëkohësisht duke i falënderuar edhe kolegët e mi, prokurorët specialë dhe stafin. Sigurisht që falënderimi shkon edhe për ekipin e Mjekësisë Ligjore, i cili është duke bërë një punë profesionale për identifikimin e atyre mbetjeve mortore, të cilat deri tash është vërtetuar se janë me origjinë njerëzore. Ky proces mund të zgjasë dhe nuk mund të themi se kur do të përfundojë. Ajo që ka shumë rëndësi është se identifikimi merr kohë dhe kërkon standarde për marrjen dhe identifikimin e secilit trup përmes ADN-së. Mirëpo, këto mbetje nuk mund të tërhiqen aq lehtë, sepse paraprakisht duhet të rekonstruktohet trupi i njeriut e pastaj të dërgohet në Mjekësinë Ligjore, për të vazhduar më tej me procedurat e tjera. Ajo çka mund të them sot para jush është se Prokuroria Speciale do të zbatojë procedura shumë profesionale, të paanshme dhe të pavarura, me qëllim të respektit ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre. Unë edhe më herët kam bërë thirrje që të mos deklarohemi shumë për këtë rast, sepse gjithçka është ende herët dhe deklarimet në publik mund ta dëmtojnë procesin e hetimit, e natyrisht mund ta devijojnë edhe rezultatin përfundimtar”, tha Isufaj.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka identifikuar dy serbë që dyshohen për përfshirje në vrasjen dhe varrosjen e 23 civilëve shqiptarë gjatë luftës së vitit 1999. Hetimet për rastin janë në vazhdim, ndërsa procesi i gërmimeve pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli njofton se deri më tani përreth Liqenit të Ujmanit janë rrënuar 17 objekte pa leje

Pacolli njofton se deri më tani përreth Liqenit të Ujmanit janë rrënuar 17 objekte pa leje

Haxhiu: Ne po i kërkojmë të zhdukurit, Vuçiq vazhdon t’i mohojë krimet

Haxhiu: Ne po i kërkojmë të zhdukurit, Vuçiq vazhdon t’i mohojë krimet

Basha: Investohen 1.85 milion euro për rrugën Arllat–Malishevë

Basha: Investohen 1.85 milion euro për rrugën Arllat–Malishevë

Fillon beteja për formimin e Kuvendit të ri, Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike

Fillon beteja për formimin e Kuvendit të ri, Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën