Një person është arrestuar, pasi dyshohet të ketë dhunuar një viktimë të mitur.
Rasti është evidentuar të martën, në Mitrovicë të Veriut.
“Në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet bëjnë me dije se i dyshuari, pas inicimit të rastit si “Dhunim”, është dërguar në mbajtje.







