Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në banesën e tij në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit të policisë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Mitrovicë Veri 29.07.2026 – 16:00. Raportohet se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.







