Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qëndrueshëm, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 33 gradë Celsius.
IHMK bën të ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor dhe perëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.







