Më 16 prill e shkroi këtë koment në Facebook.
Në të, Ilirijan Krasniqi, përdori gjuhë të rëndë ndaj besimtarëve myslimanë në Kosovë.
Por, ky koment, mërgimtarit nga Gjermania i kushtoi plot 4 mijë e 200 euro.
Kjo meqë Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes një aktgjykimi e shpalli fajtor Krasniqin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”
Lajmi i bë i ditur nga avokati i palës së dëmtuar, Asdren Bytyqi.
“Nëse një koment shkruan që juve duhet me iu vra, me ua djegë xhamitë, me ju vjerrë, ju meritoni me ju kallë e i drejtoheni një grupi apo paraqet pikëpamje të urrejtjes ndaj një grupi të caktuar natyrisht që është element i veprës penale”, ka thënë Bytyqi.
Sipas Bytyqit, organet e rendit nuk duhet të ndalen vetëm më këtë rast.
“Edhe ai zotni që u dënua dje, Ilirjan Krasniqi, edhe tjerët, anëtarët e Lëvizjes për Rikthim, do duhej t’u ngritej aktakuza dhe ta marrin dënimin e merituar, dhe unë mendoj që PSRK është duke punuar në këtë drejtim dhe presim rezultate”, ka thënë tutje Bytyqi.
Tëvë1 merr vesh se vet personi i dënuar, Ilirijan Krasniqi, ka punuar si zyrtar policor në shtetin gjerman.
Ndërsa në aktgjykim thuhet se Ilirijan Krasniqi shpreh keqardhje për veprën që e ka kryer si dhe premtoi se të njëjtën nuk do ta përsëris në të ardhmen.
Por, cilat janë shkaqet që po i shtyjnë këta persona ta përdorin këtë gjuhë në rrjetet sociale?
Ndryshe, Tëvë1 ka pyetur edhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës, nëse janë duke vazhduar hetimet e nisura në vitin 2023.
Atë vit, u tha se është iniciuar rast ndaj Grupit të Deçanit.
Për deri në publikimin e kronikës, PSRK nuk ka kthyer përgjigje.






