TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sekuestrohen pesë vetura të importuara nga Koreja e Jugut, u falsifikua viti i regjistrimit

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
Sekuestrohen pesë vetura të importuara nga Koreja e Jugut, u falsifikua viti i regjistrimit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se janë sekuestruar 5 vetura të importuara në Kosovë, të cilat me falsifikim të dokumenteve ishin paraqitur se përherë të parë janë regjistruar në vitin 2016, më qëllim që të mundësohet importi në Kosovë.

Sipas Prokurorisë veturat e sekuestruara janë regjistruar për herë të parë në vitin 2015.

Në njoftim bëhet e ditur se për këtë rast institucionet kanë zhvilluar kontroll në shtëpinë e të pandehurve në Vushtrri, me qëllim të gjetjes dhe sigurimit të provave materiale relevante për procedurën penale.

“Sipas dyshimeve të deritanishme, me datë 06.07.2026, të pandehurit kanë përdorur dokumente të falsifikuara – librezat koreane të automjeteve duke manipuluar të dhënat që lidhen me datën e regjistrimit të parë të automjeteve, konkretisht, në dokumentet përkatëse është ndryshuar viti i regjistrimit të parë nga 2015 në 2016, me qëllim që automjetet të paraqiteshin si jo më të vjetra se dhjetë (10) vjet dhe, në këtë mënyrë, të mundësohej importimi i tyre në Republikën e Kosovës, në kundërshtim me nenin 44 paragrafi 2 të Ligjit Nr. 05/L-132 për Automjete.Dokumentet e dyshuara si të falsifikuara dyshohet se janë përdorur gjatë procedurës së importimit dhe zhdoganimit të pesë (5) automjeteve, me ç ‘rast për secilin automjet janë lëshuar Deklarata Unike Doganore (DUD), në të cilat është evidentuar në mënyrë të pasaktë se regjistrimi i parë i automjeteve ishte bërë gjatë vitit 2016, ndonëse nga provat e siguruara deri më tani rezulton se regjistrimi i tyre i parë ishte bërë gjatë vitit 2015. Pesë (5) veturat të cilave dyshohet se u janë falsifikuar dokumentet janë sekuestruar”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me këtë rast, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 dhe nenin 77 paragrafi 1 nënparagrafët 1.2, 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./teve1.info/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Kurti dhe admirali i NATO-s flasin për zgjerimin e bashkëpunimit

Kurti dhe admirali i NATO-s flasin për zgjerimin e bashkëpunimit

Stones firmos për dy vjet me Interin

Stones firmos për dy vjet me Interin

Bayerni garanton qëndrimin e Olises

Bayerni garanton qëndrimin e Olises

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Dukagjini synon eliminimin e Luganos

Dukagjini synon eliminimin e Luganos

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Kualifikimi, misioni i Dritës ndaj Florianas

Kuvendi i Malit të Zi miraton dy ditë pushim të paguar për gratë me menstruacione të dhimbshme

Kuvendi i Malit të Zi miraton dy ditë pushim të paguar për gratë me menstruacione të dhimbshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën