TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

by Teve1
2 orë ago
0
A A
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, e ka cilësuar si një moment historik për sportin e Kosovës nënshkrimin e Deklaratës së Synimit për themelimin e Komitetit Francezo-Kosovar për mbështetjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe Marrëveshjes së Kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD).

Përmes një postimi në Facebook, Gashani tha se këto dy dokumente përfaqësojnë një hap vendimtar në rrugëtimin drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe do të mbështesin investimet infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për këtë ngjarje sportive.

“Sot, u shënua një hap vendimtar në rrugëtimin drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, me nënshkrimin e Deklaratës së Synimit për themelimin e Komitetit Francezo-Kosovar për mbështetjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, si dhe të Marrëveshjes së Kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), e cila do të mbështesë investimet infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve për këtë ngjarje madhore. Që nga dita e parë e marrjes së detyrës si Ministër i Sportit dhe Rinisë, një ndër prioritetet dhe angazhimet e mia kryesore ka qenë pikërisht krijimi i kushteve për realizimin e këtij partneriteti strategjik. Pas muajsh pune intensive, koordinimi institucional dhe bashkëpunimi të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, sot kemi arritur të kurorëzojmë këtë proces me nënshkrimin e këtyre dy dokumenteve të rëndësishme, të cilat hapin një kapitull të ri për sportin dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive në Kosovë. Falënderoj Republikën Franceze, Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), si dhe të gjithë partnerët dhe institucionet që kontribuan në këtë proces. Ky është rezultat i një pune të përbashkët dhe i një vizioni të qartë për ta pozicionuar Kosovën në hartën e organizatorëve të ngjarjeve më të mëdha sportive ndërkombëtare”, ka shkruar Blerim Gashani.

 

Ai theksoi se që nga dita e parë e marrjes së detyrës si ministër, një nga prioritetet kryesore ka qenë krijimi i kushteve për realizimin e këtij partneriteti strategjik. Sipas tij, pas muajsh pune intensive, koordinimi institucional dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, procesi u kurorëzua me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, të cilat, siç u shpreh ai, hapin një kapitull të ri për sportin dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.

Gashani falënderoi Republikën Franceze, Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD), si dhe të gjithë partnerët dhe institucionet që kontribuuan në këtë proces, duke vlerësuar se ky është rezultat i një pune të përbashkët dhe i një vizioni të qartë për ta pozicionuar Kosovën në mesin e organizatorëve të ngjarjeve më të mëdha sportive ndërkombëtare.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL

Gashi para nisjes së Kuvendit të LDK-së: Do ta respektojmë çdo rezultat të votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

Gashi: Vendimet që merren të enjten në LDK, nuk janë vetëm për sot

Lidhje ilegale zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali

Lidhje ilegale zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali

​Edhe Kurti pret ministrin e Francës Haddad

​Edhe Kurti pret ministrin e Francës Haddad

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL

Gashi para nisjes së Kuvendit të LDK-së: Do ta respektojmë çdo rezultat të votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

Gashi: Vendimet që merren të enjten në LDK, nuk janë vetëm për sot

Lidhje ilegale zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali

Lidhje ilegale zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali

​Edhe Kurti pret ministrin e Francës Haddad

​Edhe Kurti pret ministrin e Francës Haddad

Ferran Torres kërkohet nga PSG

Ferran Torres kërkohet nga PSG

Dugolli viziton Qendrën për Menaxhimin e Kufirit, premton mbështetje për modernizimin e saj

Dugolli viziton Qendrën për Menaxhimin e Kufirit, premton mbështetje për modernizimin e saj

Kryesia e LDK-së i jep mbështetje Abdixhikut: Zgjedhjet e brendshme mbahen në afat të rregullt

Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së më 30 korrik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën