TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Petkoviq vazhdon propagandën e Beogradit: Kontrollet rutinë të Policisë së Kosovës i paraqet si “represion” ndaj serbëve

by tëvë1
2 orë ago
0
A A
Petkoviq: Nuk ka më dialog

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vazhduar retorikën akuzuese ndaj institucioneve të Kosovës, duke tentuar të paraqesë masat standarde të sigurisë të Policisë së Kosovës si veprime të drejtuara kundër besimtarëve serbë.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Petkoviq pretendoi se policia kreu kontrolle “të panevojshme dhe tendencioze” ndaj qytetarëve që morën pjesë në shënimin e festës së Manastirit të Kryeengjëjve të Shenjtë në Prizren.

Ai i cilësoi këto kontrolle si “akt represioni” dhe akuzoi autoritetet e Kosovës, pa prova se kinse penguan edhe punën e disa mediave në gjuhën serbe.

Në përpjekje për të dramatizuar situatën, Petkoviq ka thënë se “qëllimi ishte të krijohej një Gazimestan i ri”, duke rikthyer një narrativë politike të përdorur prej vitesh nga Beogradi për të paraqitur Kosovën si kërcënim ndaj komunitetit serb dhe për të nxitur tensione politike.

Megjithatë, kontrollet e Policisë së Kosovës në ngjarje me numër të madh pjesëmarrësish janë procedura të zakonshme sigurie, të cilat zbatohen pa dallim etnie apo përkatësie fetare dhe kanë për qëllim parandalimin e incidenteve dhe garantimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve.

Kjo qasje e Petkoviqit synon jo vetëm diskreditimin e institucioneve të Kosovës në arenën ndërkombëtare, por edhe ushqimin e narrativave viktimizuese për qëllime politike të brendshme në Serbi.

Autoritetet e Kosovës kanë theksuar vazhdimisht se Policia e Kosovës vepron ekskluzivisht në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale, me misionin për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve, pa dallim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hyri me armë në depon e një marketi, i bie në tokë gjatë ballafaqimit me pronarin

Plagosen dy persona me armë zjarri në Podujevë

Haddad: Franca do të jetë me Kosovën në rrugën evropiane, por do të jetë edhe kërkuese për përmbushjen e reformave

Haddad: Franca do të jetë me Kosovën në rrugën evropiane, por do të jetë edhe kërkuese për përmbushjen e reformave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Bashkëjetesë me të mitur, arrestohen tre persona dy nga ta shtetas të Serbisë

Vazhdon gykimi për sulmin terrorist në kanalin e “Ibër – Lepencit”

Konjufca: Te LDK ka një gatishmëri për bashkëpunim, PDK qëndron në pozicionet e vjetra

Konjufca: Te LDK ka një gatishmëri për bashkëpunim, PDK qëndron në pozicionet e vjetra

Kosova dhe Franca nënshkruajnë pesë marrëveshje

Kosova dhe Franca nënshkruajnë pesë marrëveshje

Vërshime e vështirësi në qarkullim në disa zona pas reshjeve të shiut

Vërshime e vështirësi në qarkullim në disa zona pas reshjeve të shiut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën