Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të zhvillohen lokalisht, duke sjellë mundësi për reshje shiu, shkarkime rrufesh, si dhe mundësi për breshër në vende të izoluara.
Temperaturat minimale: 13–15°C Temperaturat maksimale: 26–30°C.Era do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore, me shpejtësi mesatare 1–8 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive mund të ketë fuqizime të përkohshme.







