Janë pamjet që po i shoqërojnë tash e disa ditë.
E për ti evituar këto kolona, u ndërtua ky rreth në hyrje të fshatit Bibaj të Ferizajt.
Por, përveç formës edhe efekti i tij, doli krejt I kundërt.
Madje, për formën, banorët e fshatit Bibaj i gjetën një emërtim interesant.
“S’mund ta quajmë këtë rreth, por përkundrazi e kemi quajtur këtë rreth të Somalisë, rreth magjik por tani për tani ky është rreth i politikës sepse Komuna dhe Ministria të dy palët e gjuajnë topin te njëra-tjetra dhe përkundrazi kemi harru të gjitha ato emërtimet e rretheve dhe ky është rrethi i politikanëve sepse Qeveria është pjesë e pagesës dhe Komuna në planin e hartuar”, thotw kryetari i fshatit, Faton Haxhisalihu.
Sipas kryetarit të fshatit Bibaj, këtu do duhej të bëhej një zgjidhje tjetër.
Kjo pas fluksit të shtuar të veturave, si pasojë e punimeve që po zhvillohen në rrugën rajonale që lidh Ferizajn me Gjilanin.
“Zgjidhja të bëhet rrethi është më i mirë mu p.sh në këtë pjesë ka qenë edhe stacioni i autobusëve dhe tani për tani nuk kemi as stacion të autobusëve. Ne kemi kërkuar që 5 ditë që rrethi të zvogëlohet sepse edhe tash i kemi bashkëatdhetarët tonë…. Dje ka qenë interesimi im që të hjeket gjatë këtyre dy maujve le të jetë katër korsi”, shprehet ai.
E nga Komuna e Ferizajt si mbikqyerës të punimeve, thonë se ky rreth u ndërtua përkohësisht pasi Ministria e Infrastrukturës nuk i pranoi kërkesat e banorëve.
“Në dy vende tjera të këtij segmenti të ketë edhe semaforë dhe ndriçimi i rrugës. Ne këto kërkesa i kemi paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës ku pas takimit me ta na është kërkuar që këto kërkesa të bëhen në projekt detal, dhe ne kemi bërë projektin detal ku i kemi dorëzu Ministrisë së Infrastrukturës, pastaj Ministria na ka rekomandu që në mungesë të buxhetit të gjitha këto nuk ka mundësi të realizohen por të realizohet vetëm një rrethrrotullim i përkohshëm afër shkollës së fshatit Bibaj”, u shpreh Drejtori i Infrastrukturës, Meriton Hajdini.
Ndryshe, situata këtu vështirësohet akoma më shumë me kalimin e mjeteve të rënda.
Ndryshe, Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Infrastrukturës, por që gjatë javës nuk kanë kthyer përgjigje.






