Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë bërë homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku.
Më pas kanë bërë vizitë në shtëpinë e familjes së tij.
Ish-polici Afrim Bunjaku, ra në krye të detyrës në mbrojtje të territorit të Kosovës në Banjskë të Zveçanit në vitin 2023.
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë rreshterit Afrim Bunjaku urdhrin më të lartë të Kosovës, “Hero i Kosovës”.
Rreshteri Afrim Bunjaku ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001.






