Në një lidhje direkte në “Info Nata” në Tëvë 1, Bajrami thotë se 11 korriku i vitit 1995 është dita më e tmerrshme në historinë e kombit boshnjak.
“Sigurisht është një ditë më e tmerrshme në historinë tonë e kombit boshnjak. 11 korriku siç e dini para 27 vjete ndodhi dhe disa ditë këtu afër 11 korrikut ka ndodhë një gjenocid i paparë… të vritet një numër i madh i njerëzve të pafajshëm prej ushtrisë ose grupe të armatosura nën komandën e udhëheqësve nga komuniteti serb nga Bosna Hercegovina dhe siç e dini përmbi tetë mijë persona janë të vrarë në mosha të ndryshme duke nisur nga djemtë 15-vjeçar deri në moshë 65-vjeçare”, tha ai.
Sipas tij, përgjegjës për këtë duhet të jenë udhëheqësit politikë serbë në Bosnje, por edhe në Serbi për këtë gjenocid sepse ka qenë i tëri i planifikuar.
“Është dita më e tmerrshme në historinë tonë kur duhet të heshtim edhe ne bonshjakët e gjithë bota sepse nuk është faji jonë është nga regjimi serb në Beograd dhe ushtria dhe udhëheqës politikë në Bosnjë Hercegovinë nga kombi serb që e kanë bë atë plan për gjenocidin dhe e kanë kryer planin të vritesh disa ditë 8 mijë persona duhet një organizim shumë i madh është i planifikuar”, shtoi ai.
Por, ish-deputeti theksoi se një fat i mirë për boshnjakët por edhe gjithë botën është se edhe bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar këtë gjenocid.
“Fat i mirë për ne dhe botën demokratike është që bota e ka shpallë gjenocidin edhe me aktgjykime nga GJND si të tillë. Dmth si gjenocid siç e dimë gjykime përfundimtare ka edhe për kriminelin Mlladiq por edhe të tjerë të ashtuaqujatur gjeneralë… Jemi deri diku i kënaqur me këtë aktgykim nuk duhet të harrojmë këtë gjenocid sepse para disa ditësh ka thënë një shkrimtar i njohur se: ai që nuk e pranon që të ka vrarë dje, planifikon me të vra edhe nesër, e ka thënë para disa ditësh këtë porosi dhe për këtë nuk mundemi me harru nuk kemi të drejtë askujt t’ia falim sepse duhet kërkuar falje ata, por ne nuk kemi pse të falemi sepse s’munden ato nënat që kanë humbur djemt e vet dhe sot e kësaj dite disa ende nuk e dinë ku janë eshtrat e këtyre viktimave”, shtoi ai./teve1.info/