Një person ka humbur jetën në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.
Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN/Fushë Kosovë / 25.07.2026 – 14:05. Raportohet se viktima m/k është dërguar në QKUK, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për Obduksion”, shkruhet në njoftimin e Policisë.







