Ramush Haradinaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, i komentoi edhe dorëheqjet e shumë-përfolura të prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës.
“Dorëheqja ka ardhur nga prokurorët, Kosova nuk po i bën asnjë faj prokurorëve serbë, por vetëm po konstaton se ata kanë dhënë dorëheqje, nuk mund të ndërtojmë sistem kredibil nëse kemi kësi daljesh prej rregullave. Nëse prokurorët dalin prej sistemit dhe kthehen kur të duhet ata, kjo është e papranueshme. Serbët mund të konkurrojnë në institucione pasi janë qytetarët të Kosovës. Unë nuk mund ta fajësojë asnjë qeveri për këtë çështje. Ne nuk kemi bërë shkelje dhe nuk e kemi përjashtuar askënd”, tha Haradinaj.
Ndryshe, të premten, Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mungesë kuorumi nuk vendosi për kërkesën për dhënien epilog ndaj dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë më 2022 dhe kërkesën e bërë së fundmi nga ta për t’i tërhequr këto dorëheqje.
Këshilli Prokurorial i ka pranuar dorëheqjet.
Vendimi u dekretua nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Vendimi nxiti reagim ndërkombëtar.
Në njoftimin e Qeverisë për diskutimin mbi këtë çështje me Sorensenin, u tha se Kurti ka bërë të ditur se Qeveria afirmon dhe insiston në barazi për të gjithë qytetarët dhe përfshirje të të gjitha komuniteteve.




