Analisti politik, Ejup Gojnovci, ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë që e ka caktuar datën 6 gusht për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Albulena Haxhiu ka bërë mirë që e ka caktuar datën e konstituimit të Kuvendit më 6 gusht. Ajo u ka dhënë kohë partive politike që ta gjejnë një gjuhë të përbashkët. Tashmë partitë kanë kohë për reflektim. Çdo gjë është brenda afateve kushtetuese”, ka thënë për “Ditari” në “Tëvë1”, Ejup Gojnovci.
Ai vlerëson se temperaturat politike në vend do të nxehen pas 6 gushtit.
“Nga data 6 gusht për 60 ditë kemi kohë për ta zgjedhur presidentin e shtetit. Temperaturat do të nxehet pas datës 6 gusht”, vlerësoi Gojnovci.
Ai mendon se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e saj dhe se do të arrihet një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së.
“Mendoj se mund të arrihet një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Gjithçka do të varret edhe nga Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së. Unë mendoj se ka kohë të mjaftueshme. Pas 6 gushtit edhe 60 ditë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të vendit”, theksoi Ejup Gojnovci.







