TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdes shkrimtari Avdi Shala, një nga emrat më të njohur të letërsisë shqipe për fëmijë

by Teve1
2 orë ago
0
A A
Vdes shkrimtari Avdi Shala, një nga emrat më të njohur të letërsisë shqipe për fëmijë

Shkrimtari dhe gazetari Avdi Shala ka vdekur të mërkurën në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një krijimtari të pasur që shënoi letërsinë shqipe për fëmijë për më shumë se pesë dekada.

I lindur në vitin 1942 në fshatin Kishnarekë të Drenasit, Shala mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme dhe studimet në Fakultetin Filozofik, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, i përfundoi në Prishtinë.

Për shumë vite punoi si mësimdhënës në shkolla të Drenicës, Obiliqit dhe Mitrovicës, ndërsa për një periudhë ishte edhe gazetar në gazetën “Kosova” të Elektroekonomisë së Kosovës.

Shala konsiderohet një ndër autorët më prodhimtarë të letërsisë shqipe për fëmijë. Krijimtaria e tij u dallua për afërsinë me lexuesit e vegjël dhe trajtimin artistik të temave edukative, duke botuar dhjetëra vepra me poezi, tregime, pjesë teatrale dhe romane.

Ndër veprat e tij më të njohura janë “Lulishtja” (1967), “Xum, xum, xum” (1973), “Voçerraku me tufën e rrezve” (1975), “Njeriu me kapelë të verdhë” (1984), “Viti i ikjeve” (1987), “Abetarja ime” (1988), “Djaloshi i padukshëm” (1989) dhe “Kapedan Karameli” (2014).

Për kontributin e tij në letërsi, Shala ishte laureat i çmimeve “Sofra poetike” dhe “Ymer Elshani”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarët moldavë nisen për në Kosovë, i bashkohen një misioni të KFOR-it

Ushtarët moldavë nisen për në Kosovë, i bashkohen një misioni të KFOR-it

Vjosa Osmani kujton Shaban Manajn në 26-vjetorin e vrasjes së tij

Vjosa Osmani kujton Shaban Manajn në 26-vjetorin e vrasjes së tij

Dëshmitari rrëfen momentet e para pas plagosjes së rreshterit Lika: E pyeta ‘Muhamet, kush?’, por i doli gjak nga goja

Dëshmitari rrëfen momentet e para pas plagosjes së rreshterit Lika: E pyeta ‘Muhamet, kush?’, por i doli gjak nga goja

Katër vjet pas largimit të prokurorëve serbë, Kosova përgatit konkurs të ri

Katër vjet pas largimit të prokurorëve serbë, Kosova përgatit konkurs të ri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën