Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar në Merdare, nën dyshimin se ka penguar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është një mashkull kosovar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.







