TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

U.d Presidentja nënshkruan dekretin – Prokurorët e dorëhequr serbë nuk rikthehen në punë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka nënshkruar dekretin, me të cilin ka liruar nga detyra shtatë prokurorët serbë të dorëhequr në vitin 2022. Dekreti u nënshkrua, ndonëse këta prokurorë kërkuan rikthimin në punë.

by Arlind Beqiraj
3 orë ago
0 0
A A

Thirrjes së Beogradit iu përgjigjën me nxitim.

Përfaqësues të rëndësishëm serbë të Policisë së Kosovës, Gjyqësorit, e Prokurorisë, morën pjesë në këtë takim të marsit të vitit 2022, me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

I pranishëm ishte edhe Milan Radojiçiq.

Nga ky takim, asokohe punonjësit e institucioneve të Kosovës, zbatuan edhe një urdhër. U tërhoqën kolektivisht nga të gjitha pozitat e tyre.

Mirëpo, katër vite pas, situata ka ndryshuar.

Disa nga ta, mes tyre shtatë prokurorë serbë kërkuan rikthimin në punë.

Fillimisht, Këshilli Prokurorial refuzoi kërkesën, ndërsa sot, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, nënshkroi dekretin për lirimin nga detyra të këtyre prokurorëve.

“Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara”, ka thënë Haxhiu.

Ky dekret i Haxhiut, sipas Gzim Shalës nga IKD, është në përputhje me ligjin.

“Në aspektin juridik, nuk mund të themi se ka ndonjë shkelje ligjore në vendimin e marrë nga ana e KPK-së. Megjithatë, duhet pasur parasysh se partnerët ndërkombëtarë e lidhin këtë çështje me aspektin e integrimit evropian, ndërsa SHBA-ja me dialogun strategjik. Mbetet të shihet se cilat do të jenë pasojat”,  u shpreh Shala.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, thotë se duhet të hetohet edhe e kaluara e këtyre zyrtarëve që dorëzuan pozitat e tyre.

“Kur i kanë deshë uniformat, nëse e mbani mend, Policia por edhe prokurorët u janë bashkangjitur të gjithëve, duhet të verifikohen për të kaluarën e tyre në mënyrë të detajuar, sepse ata kanë vepruar në mënyrë politike”, theksoj Dashevci.

E si shkak i këtyre dorëheqjeve, njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, thotë se Kosovas u përball me pasoja.

“Në raport me Republikën e Serbisë, gjithçka përfundon në aspektin politik, pavarësisht sistemit që disa gjëra të marrin trajtën e duhur. Në këtë rrafsh, rrethanat e krijuara pas dorëheqjes janë pasojë e angazhimit politik të Beogradit zyrtar për të penalizuar prokurorët, policët apo secilin në atë kohë, gjë që gjithsesi ka pasoja”, ka thënë Maloku.

Përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe punonjësve të pushtetit lokal, dorëheqje në vitin 2022 dhanë edhe rreth 130 gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës administrativë të sistemit të drejtësisë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën