TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

by Tëvë1
17 orë ago
3
A A
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz, nga grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, i ka drejtuar Komisionit Evropian pyetje me shkrim lidhur me planet dhe diskutimet për ndërtimin e infrastrukturës së re të gazit fosil në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përfshirë Kosovën.

Në pyetjet e dorëzuara ditë më parë, Waitz thekson se Kosova ka miratuar Strategjinë e Energjisë, është në përfundim të Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën (NECP), po zbaton obligimet që rrjedhin nga Ligji për Klimën dhe po përgatit kontributin e saj vullnetar për klimën.

Megjithatë, ai vëren se së fundi janë intensifikuar diskutimet politike për zhvillimin e infrastrukturës së gazit fosil, ndonëse Kosova aktualisht nuk ka treg të gazit, rrjet shpërndarës, kapacitete magazinimi apo një bazë të identifikuar të kërkesës për gaz.

Përmes tri pyetjeve drejtuar Komisionit Evropian, Waitz kërkon të dijë se si Komisioni i vlerëson propozimet për ndërtimin e infrastrukturës së re të gazit fosil në vendet kandidate që nuk kanë infrastrukturë ekzistuese të gazit, në përputhje me objektivat e Agjendës së Gjelbër, detyrimet ndaj Komunitetit të Energjisë dhe procesin e hartimit të NECP-së.

Ai gjithashtu pyet nëse investimet e mundshme në energji nga vende të treta dhe partnerë ndërkombëtarë duhet të jenë në përputhje me strategjitë kombëtare të energjisë të miratuara nga vendet kandidate dhe me rrethanat reale në terren, në mënyrë që të sigurohet koherenca me tranzicionin energjetik të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Në fund, eurodeputeti kërkon të dijë se si Komisioni Evropian planifikon të mbështesë debatin publik të bazuar në fakte dhe planifikimin strategjik në vendet e zgjerimit, në një kohë kur diskutimet për gazin fosil po ndikojnë gjithnjë e më shumë në debatin politik, pavarësisht objektivave afatgjata për dekarbonizim, zgjerimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, rritjen e efikasitetit energjetik dhe uljen e emetimeve të gazrave serrë./rtk

Tags: austriakTeve1Thomas Waitz
ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Inspektorati kërkon masa për sigurinë e punëtorëve pas paralajmërimit për rrebesh shiu e erëra të forta

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një zyrtar në Prishtinë, dyshohet se dha leje për import të pesticideve e biocideve të ndaluara

Muja në Istog pas dëmeve nga breshëri: Do të propozojmë masa për ndihmë ndaj bujqve

Muja në Istog pas dëmeve nga breshëri: Do të propozojmë masa për ndihmë ndaj bujqve

​“Duart larg nga pronat e Universitetit të Prishtinës”, Hajrullahu kërkon lirimin e objektit në Mitrovicën e Veriut

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Presidenca sqaron shpenzimet zyrtare të Haxhiut nga prilli deri në qershor

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Pronari reziston rrënimin e shtëpisë së shembur në Prishtinë, qëndron në ballkon

Pronari reziston rrënimin e shtëpisë së shembur në Prishtinë, qëndron në ballkon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën