Është masakra që ktheu sytë e botës kah Kosova.
Përmes raportimit të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovës, William Walker, ajo se çfarë ndodhi në Reçak, u cilësua krim kundër njerëzimit dhe masakër.
Përgjegjësit për vrasjen e mbi 50 civilëve, janë ende të kapshëm për organet e drejtësisë.
Mirëpo, disa prej tyre janë identifikuar nga Prokuroria Speciale.
Bëhet fjalë për plot 21 të akuzuar, ndaj të cilëve është ngritur aktakzuë në mungesë për krime lufte.
Në mesin e tyre është edhe ish-komndanti i Forcave Speciale të Policisë serbe, Goran Radosavjlevic, i njohur si “Guri”.
Sot, Gjykata Themelore e Prishtinës nisi trajtimin e kësaj çështje.
Por, shqyrtimi fillestar nuk arriti të mbahej ashtu siç ishte planifikuar.
Kjo për shkak se jo të gjithë avokatët ishin pajisur me shkresat e lëndës.
“Me datë 10.07.2026 i kemi dërguar email të gjithë avokatëve të angazhuar në këtë çështje penale. Në këtë rast, vetëm 11 avokatë kanë ardhë dhe i kanë marrë shkresat e lëndës”, u shpreh Morina.
Pjesa më e madhe e këtyre avokatëve, janë të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Por që edhe ky caktim nga Oda e Avokatëve, nuk ishte bërë ashtu siç ndodh zakonisht.
“Kemi pas një përgjigje blanko se të njëjtit do të caktohen sipas rregullores së tyre të brendshme, pa e cituar se atë pjesë të rregullores. Por, nuk është njoftu Gjykata se cilët avokatë kanë qenë të caktuar në këtë çështje penale, siç ka ndodhur në praktikat e mëhershme nga bashkëpunimi mes Odës së Avokatëve dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë Namani.
Rrjedhimisht, shqyrtimi fillestar u shtye për në fund të këtij muaji.
Sipas aktakuzë, gjatë periudhës 1998-1999, në Reçak të komunës së Shtimes, me dashje dhe në bashkëkryerje ose individualisht, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisëm Brigadës “243 të Mekanizuar”, Armatës së III-të e quajtur “Korpusi i Prishtinës”, dhe si pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme 21 të akuzuarit kanë shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile të nacionalistetit shqiptar të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.






