Dhjetëra banorë të Sferkës dhe fshatrave përreth po protestojnë kundër deponisë ilegale në Sferkë.
Ata po kërkojnë ndërhyrje në gjendjen e kësaj deponie e cila ditë më parë është përfshirë nga zjarri.
Kërkesë tjetër e banorëve është që mbeturinat mos të hidhen në këtë lokacion.
Kjo deponi ka nxitur reagime edhe në nivelin qendror.
Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami ka dorëzuar kallëzimin penal ndaj ministres në detyrë të Mjedisit, Fitore Pacolli.
Ndërsa, në reagimin e saj, Pacolli ka thënë se kjo deponi është nën menaxhimin e Komunës së Pejës.
https://www.facebook.com/share/p/1Bt5XoKc3h/







