Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbër Xhaferi”.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili ka bërë të ditur se njësitet policore janë duke u marrë me rastin.
“Në ora 8:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut e autostradës, njofton nga vendi i ngjarjes (fshati Babush, autostrada ‘Arbër Xhaferi’), se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me procedurat në vend ngjarje”, ka deklaruar Krasniqi për tëvë1.info.







