TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pretenduan të shesin tokë mbi 1.5 milionë euro duke falsifikuar dokumente nga Serbia, arrestohen dy serbë e një kosovar

by Teve1
2 orë ago
1
A A
Pretenduan të shesin tokë mbi 1.5 milionë euro duke falsifikuar dokumente nga Serbia, arrestohen dy serbë e një kosovar

Policia e Kosovës, ka njoftuar se tre persona janë dërguar në mbajtje, pasi që të njëjti dyshohen se tentuan të përvetësonin/shesin parcelën në vlerë mbi 1.5 milionë euro.

Në njoftim shtohet se, të dyshuari. M.T mashkull serb, L.SH mashkull serb,  dhe M.R mashkull kosovar, përmes veprimeve të kundërligjshme, falsifikimin e dokumenteve të Serbisë, përdorimin e dokumenteve të rrejshme si të vërteta, gjithashtu duke prezantuar një person të rrejshëm si person të vërtetë, kanë tentuar që përmes noterit, ta tjetërsojnë/shesin parcelën në sipërfaqe prej rreth 2 hektar me lokacion në Sllatinë të Fushë Kosovës.

“Policia e Kosovës, me njësitet e sajë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) – Prishtinë, përmes veprimeve hetimore, ka arritur të sigurojë prova të cilat dëshmojnë se, të dyshuarit M. T (m/serb), L. Sh (m/serb), dhe M. R (m/k), përmes veprimeve të kundërligjshme (falsifikimin e dokumenteve të serbisë, përdorimin e dokumenteve të rrejshme si të vërteta, gjithashtu duke prezantuar një person të rrejshëm si person të vërtetë), kanë tentuar që përmes noterit, ta tjetërsojnë/shesin parcelën në sipërfaqe prej rreth 2 hektar me lokacion në Sllatinë të Fushë Kosovës. Të dyshuarit, njëkohësisht dyshohet që përmes mashtrimit (dokumenteve të falsifikuara), kanë tentuar që të njejtën parcelë tua shesin disa blerësve, në vlerë totale prej 1,550.000.00 euro. Të gjitha veprimet janë ndërmarr në konsultim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra është vërtetuar se”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Të dyshuarit janë intervistuar me datë 17.07.2026 në prezencën e avokatëve, ku me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Latif Mustafa: Ata që kërkojnë nga Abdixhiku që të largohet, duhet të tregojnë se pse e duan një gjë të tillë

Latif Mustafa: Ata që kërkojnë nga Abdixhiku që të largohet, duhet të tregojnë se pse e duan një gjë të tillë

Tahiri-Beqa: Zgjedhjet e brendshme në LDK, nuk do të sjellin asnjë risi, emrat që po qarkullojnë nuk japin shpresë

Tahiri-Beqa: Zgjedhjet e brendshme në LDK, nuk do të sjellin asnjë risi, emrat që po qarkullojnë nuk japin shpresë

Spahiu: Vetëm Haziri është figura që mund ta bashkojë LDK-në, nëse Rama vjen në krye, do të bëhet nëndegë e PDK-së

Spahiu: Vetëm Haziri është figura që mund ta bashkojë LDK-në, nëse Rama vjen në krye, do të bëhet nëndegë e PDK-së

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Kolonë në Han të Elezit dhe te Dheu i Bardhë, kjo është situata e fundit në pikat kufitare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën