Një person është arrestuar në Prizren i cili në mënyrë ta paautorizuar ka siguruar të dhëna të kartelave bankare kryesisht të shtetasve amerikanë duk i keqpërdorur për përfitime personale.
Aksioni është zhvillua nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike e Policisë së Kosovës në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës me ç’rast është zhvilluar kontroll në një lokacion në rajonin e Prizrenit.
Ky rast sipas komunikatës është hetuar në bashkëpunim me autoritetet e ShBA-së.
“Personi i dyshuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ka arritur që të siguroj në mënyrë të paautorizuar të dhëna të kartelave bankare si dhe personale, kryesisht të shtetasve nga ShBA-të, pastaj këto të dhëna i ka vënë në dispozicion për qëllime keqpërdorimi duke i vendosur në platforma të caktuara online”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë. Rasti është në proces të mëtutjeshëm hetimor.







