Asociacioni i Komunave të Kosovës, në bashkëpunim me programin MEG të GIZ-it, ka mbajtur punëtorinë “Fuqizimi i Kolegjiumit për Diasporë”, duke bashkuar zyrtarë komunalë për diasporë, drejtorë për Zhvillim Ekonomik Lokal, drejtorë për Kulturë, Rini e Sport, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përfaqësues nga GIZ si dhe akterë të tjerë që e lidhin diasporën me Kosovën.
Në hapje të këtij takimi, një fjalë rasti patën nga Arsim Osmani (AKK), Elis Badalli (MPJD) dhe Dardan Sadriu (GIZ), të cilët folën për bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të angazhuar në nismat që lidhen me diasporën, paraqitja e hapave të ardhshëm dhe nxitja e bashkëpunimit më të fortë ndërmjet diasporës dhe komunave.
Kjo punëtori kishte për qëllim që të diskutoj mbi hapat për bashkëpunim ndër institucional dhe akterëve që lidhen me diasporën, të diskutoj dhe hartoj planin e punës së kolegjiumit, nevojën e zhvillimit të kapaciteteve të zyrtarëve komunal për diasporë, si dhe hapat e radhës për angazhimin e diasporës në nivelin lokal.
Po ashtu në këtë punëtori është diskutuar edhe për krijimin e Databaze Komunale për Diasporën, e cila synon që diasporën ta ofrojë me institucionet lokale.
Ky bashkëpunim i akterëve të ndryshëm ka për qëllim qëndrueshmërinë e aktiviteteve për angazhimin e diasporës dhe forcimin e bashkëpunimit ndër-institucional në këtë fushë.







