TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kontrolle të rrepta ndaj mjeteve të mbingarkuara, mbi 13 mijë euro gjoba vetëm brenda një dite

by Teve1
2 muaj ago
0
A A
Kontrolle të rrepta ndaj mjeteve të mbingarkuara, mbi 13 mijë euro gjoba vetëm brenda një dite

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka paralajmëruar kontrolle të shtuara dhe zbatim rigoroz të ligjit ndaj operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve të rënda që tejkalojnë kufijtë e lejuar të peshës, duke theksuar se mbingarkesa është një nga shkaktarët kryesorë të dëmtimit të infrastrukturës rrugore.

Sipas ministrisë, çdo vit investohen qindra miliona euro nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, prandaj këto investime duhet të mbrohen nga dëmtimet e shkaktuara si pasojë e mosrespektimit të rregullave.

MIT vlerëson se gjatë sezonit veror, temperaturat e larta e rrisin edhe më shumë rrezikun e dëmtimit të asfaltit, ndaj kërkohet kujdes i shtuar dhe respektim i kufizimeve të peshës nga të gjithë operatorët dhe drejtuesit e mjeteve të rënda.

Ministria bëri të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të zhvillojë kontrolle të vazhdueshme në terren për të parandaluar dëmtimin e infrastrukturës rrugore.

“Sipas të dhënave të publikuara, vetëm më 1 korrik 2026 janë shqiptuar 24 kundërvajtje për mjete që kanë tejkaluar peshën e lejuar, me gjoba në vlerë totale prej 13.910 euro. Prej kësaj shume, 13.140 euro u janë shqiptuar operatorëve ekonomikë, ndërsa 770 euro personave fizikë”, thuhet në njoftim.

MIT ka theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj shkelësve, duke u bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve të rënda që të respektojnë kufijtë e lejuar të peshës dhe të kontribuojnë në ruajtjen e infrastrukturës rrugore, e cila financohet me paratë e qytetarëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

BE-ja për Banjskën: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Schuebel nderon Afrim Bunjakun, kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë

​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

​Zulfaj kërkon mbështetjen e Bundestagut për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës në BE

Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Zakharova shpërndan narrativen propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Donjeta Sadiku humb në gjysmëfinale, mbetet me medalje të bronztë evropiane

Alaba i bashkohet Udineses

Alaba i bashkohet Udineses

IKD: Dënimi me kusht nuk duhet të mbetet “kusht pa kushte”

IKD: Dënimi me kusht nuk duhet të mbetet “kusht pa kushte”

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën

Hoxha pranë kalimit te Lodzi

Arbër Hoxha ende po negocion kalimin në Emiratet e Bashkuara

Gjyqtarë anglezë për ndeshjen Shqipëri – Bjellorusi

Gjyqtarë anglezë për ndeshjen Shqipëri – Bjellorusi

Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

BE-ja për Banjskën: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën