Siç ishte parashikuar, në armatimet e reja bëjnë pjesë katër raketahedhës të tjerë ”Himars” dhe rreth 1 000 predha artilerie 155 milimetërshe, që kanë saktësi të madhe dhe do të ndihmojnë Kievin të godasë zona specifike.
Në paketë ka edhe tre automjete taktike, sisteme radarësh, pjesë këmbimi dhe pajisje të tjera ushtarake.
Vetëm në tre javët e fundit, SHBA ka dhënë 2,2 miliardë dollarë ndihma sigurie për Ukrainën ose tetë miliardë që nga fillimi i administratës së Bidenit. /kp