TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD kërkon ndryshime para miratimit të ligjit për Byronë e Konfiskimit

by teve1
2 orë ago
1
A A
IKD kërkon ndryshime para miratimit të ligjit për Byronë e Konfiskimit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se draftligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka shënuar përparim krahasuar me versionet e mëparshme, por ende përmban mangësi që duhet të adresohen para miratimit të tij.

Në prezantimin e raportit “Pasuria e pajustifikueshme, drejtësia e justifikueshme”, hulumtuesi i lartë i IKD-së, Gëzim Shala, tha se projektligji është diskutuar prej gjashtë vitesh dhe është rrëzuar dy herë nga Gjykata Kushtetuese.

Ai theksoi se ndonëse janë reflektuar disa nga gjetjet e Kushtetueses, ende mbesin çështje serioze që kërkojnë rishikim.

“Gjetjet tregojnë se ende mbesin çështje të hapura në raport me këtë projektligj, përkundër faktit se qëllimi mund të jetë legjitim, është po ashtu legjitime që edhe ky projektligj të garantojë siguri juridike dhe mbrojtje nga arbitrariteti, në mënyrë që të jetë një mjet i sundimit të ligjit në fushën e luftimit të pasurisë së pajustifikueshme dhe në asnjë rrethanë një mjet arbitrar në raport me subjektet që i nënshtrohen këtij ligji. Fillimisht, Instituti i Kosovës për Drejtësi e vlerëson përparimin e bërë të këtij drafti në raport me draftin paraprak në kuptim të inkorporimit të gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, megjithatë, ende mbesin çështje serioze të hapura, të cilat kërkojnë rishikim të këtij projektligji derisa i njëjti duhet të miratohet. Byroja do të ketë një mandat të rëndësishëm dhe për këtë arsye, edhe procedura dhe mandati i saj duhet të jetë i qartë, i saktë dhe që të mos të mos krijojë hapësirë të mjaftueshme për arbitraritet.”, u shpreh Shala.

Më tej, Shala tha se draftligji duhet të garantojë pavarësi më të madhe të Byrosë, duke rekomanduar që drejtori dhe anëtarët e komisionit mbikëqyrës të zgjidhen me të paktën 61 vota në Kuvend.

Ai ngriti shqetësime edhe për paqartësitë në përcaktimin e termit “pasuria në masën më të madhe të lartë”, si dhe për mungesën e një divizioni të specializuar në Gjykatën e Apelit për trajtimin e këtyre rasteve.

“Një prej çështjeve kryesore që lidhet me pavarësinë e Byrosë është mënyra e zgjedhjes së vetë drejtorit të Byrosë dhe anëtarëve të komisionit mbikëqyrës, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Sipas draftit aktual, drejtori dhe këta anëtarë do të zgjidhen vetëm me një shumicë të thjeshtë të vetëm me një shumicë të thjeshtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pra, do të zgjidhen me gjysmën e deputetëve të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë. Në këtë kontekst, Instituti i Kosovës për Drejtësi rekomandon që kjo shumicë të ngrihet në mënyrë që të garantohet një gjithëpërfshirje më e madhe dhe po ashtu edhe një pavarësi më e madhe, në mënyrë që Byroja të paktën mos të konceptohet si një instrument i qeverisë. Për shkak se nëse ka një shumicë të thjeshtë, atëherë lehtësisht këta anëtarë, drejtori dhe anëtarët e komisionit mbikëqyrës mund të zgjidhen lehtësisht nga partia në pushtet, e cila automatikisht e ka dhe shumicën e nevojshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, Instituti i Kosovës për Drejtësi rekomandon që të paktën të kërkohen 61 vota për zgjedhjen e anëtarëve të e drejtorit të Byrosë dhe anëtarëve të komisionit mbikëqyrës, të cilët zgjidhen nga Kuvendi.”, u shpreh Shala.

Sipas tij, projektligji ka bërë përmirësim edhe në përcaktimin e periudhës së verifikimit, në të cilën Gjykata Kushtetuese më parë kishte gjetur problematika.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu dekoron Kolonelin A. J. Berg me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Haxhiu dekoron Kolonelin A. J. Berg me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Gjykata rihap gjykimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, shtyhet shpallja e aktgjykimit

Gjykata rihap gjykimin për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, shtyhet shpallja e aktgjykimit

Digjet një taksi në “Rrugën B” në Prishtinë

Digjet një taksi në “Rrugën B” në Prishtinë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia në Gjilan shqiptoi gati 2 mijë gjoba brenda një jave

​Gjykata ndryshon masat për dhunueset e 17-vjeçares, dalin dyshime për shantazh ndaj burrave

​Gjykata ndryshon masat për dhunueset e 17-vjeçares, dalin dyshime për shantazh ndaj burrave

Franca do të aktivizojë për herë të parë planin e emergjencës ORSEC kundër të nxehtit ekstrem

Franca do të aktivizojë për herë të parë planin e emergjencës ORSEC kundër të nxehtit ekstrem

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia në Gjilan shqiptoi gati 2 mijë gjoba brenda një jave

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, u stërviten për drejtim të operacioneve ushtarake

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, u stërviten për drejtim të operacioneve ushtarake

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën