TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aleanca refuzon ftesën e Kurtit për takim me partitë opozitare

by teve1
2 orë ago
1
A A
Gjini: Komisionerët dhe vëzhguesit të kujdesen të mos përsëriten gabimet e së kaluarës

Aleanca ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një takim me tre kryetarët e partive opozitare.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe përgjigjen zyrtare të subjektit politik dërguar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në letrën drejtuar Kurtit thuhet se qëndrimi i Aleancës mbetet ai i shprehur më 26 qershor, duke e cilësuar atë si të qartë, parimor dhe publik.

Sipas letrës, Aleanca ka bërë të ditur se është e gatshme të ndihmojë në krijimin e kuorumit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, pa kushte apo kërkesa vetjake, nëse mandatari për formimin e Qeverisë pranon gjashtë pikat e ofertës së këtij subjekti politik.

“Më datën 26 qershor kam prezantuar publikisht ofertën tonë për mbështetjen e themelimit të institucioneve të Kosovës.Aleanca është e gatshme pa kushte ose kërkesa vetjake të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit-es, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë I pranon gjashtë pikat e ofertës sonë. Duke pasur parasysh qëndrimin tonë të qartë dhe parimor, nuk e shohim të nevojshëm takimin”, thuhet në letrën dërguar Kurtit.

Aleanca ka deklaruar se oferta e saj synon zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe shmangien e një procesi të ri zgjedhor.

“Kjo ofertë ka për qëllim që ta shtyjmë përpara zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit, dhe njëkohësisht të mos dërgojë edhe njëherë vendin në zgjedhje”, theksohet në letër.

Gjashtë pikat që Aleanca i pati kërkuar për të ndihmuar në zgjedhjen e presidentit janë:

1. Orientimi strategjik dhe gazi amerikan: Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si një projekt i rëndësisë jetike për orientimin afatgjatë të shtetit.

2. Pavarësia energjetike: Nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e termocentralit me thëngjill, për të garantuar zhvillim ekonomik dhe ulje të inflacionit.

3. Lehtësime për bizneset e vogla: Ngritja e menjëhershme e pragut të TVSH-së nga 30,000 në 100,000 euro, për të çliruar potencialin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

4. Mbështetje për bujqësinë: Lirimi i plotë i tokës së punuar nga tatimi në pronë, me qëllim nxitjen e punimit të tokës dhe përkrahjen direkte të bujqve.

5. Buxhetimi i infrastrukturës: Financimi i plotë buxhetor i projekteve të infrastrukturës jetike në Kosovë, të cilat aktualisht kanë mbetur të pezulluara në mungesë të mjeteve.

6. Fondi emergjent për kryeqytetin: Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard eurove për Prishtinën, e cila, sipas tij, po bëhet e pajetueshme në mungesë të investimeve kapitale.

Lidhur me postin e Presidentit, Gjini potencoi se ndonëse Aleanca konsideron se Kosova nuk do të kishte president më të mirë se Ramush Haradinaj, ky fakt nuk përbën kusht për procesin. Ai shprehu shqetësimin se mungesa e një marrëveshjeje mes partive të tjera rrezikon ta çojë vendin në krizë permanente. “Ne e mbështesim cilëndo marrëveshje mes partive. Në një vend normal, me politikanë të përgjegjshëm, nuk do të ishte fare e rëndësishme se a zgjidhet së pari presidenti apo qeveria. Kur kjo bëhet temë bllokade, është shkelje e kushtetutës. Ne nuk mund të pajtohemi që Kosova të mbetet në krizë”, tha Gjini, duke shtuar se këto pika mbeten të panegociueshme për mbarëvajtjen e procesit.

Ndryshe, kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe të Aleancës, Ardian Gjini, për të diskutuar për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit në ditën kur ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Ftesa është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka.

“Po, sot në mëngjes Kryeministri Kurti ka dërguar letër për takim tre kryetarëve, të PDK, LDK dhe AAK”, ka thënë Manxhuka./teve1.info/

Tags: albin kurtiAleancaardian gjini
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku mohon se janë deponuar 150 nënshkrime për shkarkimin e tij

Abdixhiku mohon se janë deponuar 150 nënshkrime për shkarkimin e tij

PDK e LDK i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit, Aleanca e refuzon

PDK e LDK i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit, Aleanca e refuzon

Haxhiu: ITP në Prizren është motor i zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në Kosovë

Haxhiu: ITP në Prizren është motor i zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në Kosovë

Abdixhiku thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit

Abdixhiku thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit

Abdixhiku mohon se janë deponuar 150 nënshkrime për shkarkimin e tij

Abdixhiku mohon se janë deponuar 150 nënshkrime për shkarkimin e tij

Italia dëbon dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh

Italia dëbon dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh

PDK e LDK i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit, Aleanca e refuzon

PDK e LDK i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit, Aleanca e refuzon

Haxhiu: ITP në Prizren është motor i zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në Kosovë

Haxhiu: ITP në Prizren është motor i zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në Kosovë

Abdixhiku thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit

Abdixhiku thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit

Jakupi: Ftesa e Kurtit dhe përgjigjja e Hamzës tregojnë vullnet për zhbllokimin e institucioneve

Jakupi: Ftesa e Kurtit dhe përgjigjja e Hamzës tregojnë vullnet për zhbllokimin e institucioneve

​Sunny Hill 2026 zbulon emra të rinj

​Sunny Hill 2026 zbulon emra të rinj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën