Kryeministri nw detyrw i Kosovws, Albin Kurti ka njoftuar se ka marrw pjesw nw edicionin e 28-të sivjet i Simpoziumit SYMI në Greqi po mbahet me temën “Achilles’ Wrath and Cassandra’s Warning – Empowering Democracy and Taming Power” (Zemërimi i Akilit dhe paralajmërimi i Kasandrës – Fuqizimi i demokracisë dhe zbutja e pushtetit).
Kurti ka bwrw tw ditur se ai ishte pjesw e panelit “Frontline democracies – The Balkans, Ukraine and more: What complacent older democracies must learn from societies still fighting, every day, for democratic European space.” (Demokracitë në vijën e parë të frontit – Ballkani, Ukraina dhe më shumë: Çfarë duhet të mësojnë demokracitë e vjetra të vetëkënaqura nga shoqëritë që ende luftojnë, çdo ditë, për hapësirë demokratike evropiane.)
Ai tha se aty ka theksuar se “Evropa fillon në shtëpi për secilin shtet dhe përfundon në vijat e frontit të luftës në Ukrainë, dhe se pikërisht zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Evropian dëshmon që periferia nuk është aty për t’u grabitur. Në zhvillimet botërore realisht nuk kemi përplasje të jashtme të civilizimeve por sot jetojmë në kohërat e përplasjeve të brendshme të ndërgjegjes me reaksionin. Autokratët duhen konsideruar si njerëz të lindur në shekullin e gabuar dhe se tendencat paramoderne për monarki merkantiliste nuk mund të triumfojnë mbi republikën demokratike”.










