Pas protestës së fermerëve të qumështit para Ministrisë së Bujqësisë, ministri në detyrë, Armend Muja ka thirrur në takim tre përfaqësues të prodhueseve vendorë.
Ministri këtë vendim e mori menjëherë pas përfundimit të protestës, kur edhe u ftuan tre përfaqësuesit.
Ndërkohë, kërkesat e fermerëve ishin të qarta, të rifillojë menjëherë grumbullimi i qumështit, të bëhet publikimi urgjent i rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore.
Gjithashtu u kërkua të rikthehen çmimet e mëparshme të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave.







