Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit Albin Berisha, i cili do të veshë sërish fanellën portokalli e zi.
Ekipi suharekas përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku rikthimi i Berishës është cilësuar si një kthim në “shtëpi”.
“Pas përvojës së fituar jashtë vendit, Berisha rikthehet në klubin ku u zhvillua dhe arriti sukseset më të mëdha, me synimin për të dhënë edhe një herë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të ekipit”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.
Sulmuesi pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën në sezonin e ri, ndërsa klubi i ka uruar mirëseardhje dhe suksese, duke shprehur besimin se ai do të vazhdojë të kontribuojë me gola dhe paraqitje të mira me fanellën portokalli e zi.
Kukësi, Laçi, Besa e Pejës, Liria e Prizrenit, Malisheva, Ballkani, Petrolul Ploiesti, Hansa Rostock dhe Kapfenberger SV janë ekipet ku ka luajtur më herët Berisha.










