Këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik, me mëngjese të freskëta dhe ditë të ngrohta.
Gjatë ditës rekomandohet hidratim i rregullt dhe shmangia e ekspozimit të panevojshëm në rrezet e diellit gjatë orëve me intensitet më të lartë të rrezatimit UV.
Të hënën dhe të martën mundësi për riga lokale shiu kryesisht te izoluara. Në përgjithësi, kushtet meteorologjike do të mbeten të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve të përditshme dhe punimeve sezonale në bujqësi.
Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranesirat vende-vende mund te sjellin ndonje rigë lokale.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 26 deri në 30°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.







