TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri i Serbisë në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

by Teve1
4 muaj ago
1
A A
Ministri i Serbisë në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Homazhe për udhëheqësin suprem të vrarë të Iranit, ajatollahun Ali Khamenei, në Teheran, në fillim të ceremonisë së varrimit të tij, më 4 korrik 2026.

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së udhëheqësit suprem të Republikës Islamike të Iranit, ajatollahut Ali Khamenei, thuhet në njoftimin e publikuar në llogarinë zyrtare të ministrit në Instagram.

Në njoftim thuhet se ministri Bratina u nënshkrua në librin e zisë dhe, në emër të Qeverisë dhe popullit të Serbisë, shprehu ngushëllime për popullin e Iranit.

Në faqen e internetit të Ministrisë iraniane të Teknologjisë, Inovacionit dhe Çështjeve Ndërkombëtare thuhet se Bratina mbërriti në Teheran më 3 korrik dhe se në aeroport u prit nga zëvendësministri Mohammad Hafez Hakami.

Në Iran, më 4 korrik nisi ceremonia shumëditore e varrimit të udhëheqësit suprem, ajatollahut Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, më 28 shkurt.

Qytetarë të mbledhur në kompleksin e lutjeve Grand Mosalla në Teheran për t’i dhënë lamtumirën e fundit udhëheqësit suprem të vrarë të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, në nisje të ceremonive mortore më 4 korrik.

Ende asnjë shenjë nga udhëheqësi suprem, teksa Irani nis ceremonitë mortore për Khamenein

Partia opozitare e Lirisë dhe Drejtësisë pyeti nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kishte njoftuar administratën amerikane se po dërgonte një ministër në Teheran.

“Pas kësaj është e qartë se nuk do të ketë asgjë nga koordinimi dhe harmonizimi i politikës së jashtme me Bashkimin Evropian, pavarësisht se kjo është një nga kushtet kyçe për ‘shkrirjen’ e procesit të integrimeve evropiane”, thuhet në reagim.

Beogradi zyrtar ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Iranin gjatë viteve të fundit, pavarësisht se ky shtet ka qenë nën sanksione ndërkombëtare për shkak të aktiviteteve bërthamore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut./Rel/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

Studentët në Shqipëri ndryshojnë strategjinë e protestës, paralajmërojnë dy tubime kombëtare çdo javë

Studentët në Shqipëri ndryshojnë strategjinë e protestës, paralajmërojnë dy tubime kombëtare çdo javë

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën