TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Stërvitje edhe për pilotë të NATO-s dhe Kosovës

by Teve1
2 muaj ago
1
A A
Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Stërvitje edhe për pilotë të NATO-s dhe Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë sot në çeljen e Shkollës Kombëtare të Fluturimit, duke e cilësuar atë një projekt ambicioz për modernizimin e Forcave tona të Armatosura.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, Rama tha se projekti u prit me humor dhe përqeshje, e më pas vazhdoi me akuza për falimentim.

Kreu i qeverisë falënderoi partnerët e Elbit Systems, një prej ekselencave globale të industrisë ushtarake.

“Sot, Forcat e Armatosura janë më të mirëpaguarat në rajon dhe objektivi i qeverisë është që, në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030″ dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, pagat e tyre të arrijnë mesataren e vendeve të NATO-s”, tha Rama.

Kryeministri Rama vlerësoi gjithashtu rritjen e interesit të të rinjve për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura.

“E kemi nisur këtë përpjekje me një vështirësi të jashtëzakonshme për të afruar të rinjtë, por sot është gjithnjë e më e vështirë të zgjedhësh mes shumë kandidaturave që vijnë. Kjo Shkollë Kombëtare e Fluturimit është një tjetër shembull. Shkolla ka zgjuar interes të konsiderueshëm dhe do të jetë e hapur jo vetëm për stërvitjen dhe certifikimin e pilotëve shqiptarë, por edhe të pilotëve të rinj nga vendet e NATO-s në rajon. Kemi një numër të konsiderueshëm të interesuarish, ndërkohë që Shkolla Kombëtare e Fluturimit është e hapur për të stërvitur dhe për të certifikuar pilotët e rinj të vendeve të NATO-s në rajonin tonë dhe, pa diskutim, duke filluar nga Kosova”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se Kosova nuk përjashtohet nga projekti.

“Ministri i Mbrojtjes është ngarkuar të kërkojë nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës nëse ka interes për të stërvitur këtu për të certifikuar edhe pilotët e ardhshëm të Kosovës dhe po ashtu të njëjtën gjë edhe për dy vendet e tjera fqinje që janë edhe anëtare të NATO-s”, theksoi i pari i Qeverisë së Shqipërisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Apelohet për kujdes: Temperatura përvëluese të shtunën dhe të dielën në Kosovë

Apelohet për kujdes: Temperatura përvëluese të shtunën dhe të dielën në Kosovë

Dugolli për krizën politike: Nuk bisedojmë me Listën Serbe, nuk duam që presidenti të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje

Dugolli për krizën politike: Nuk bisedojmë me Listën Serbe, nuk duam që presidenti të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje

PDK nesër në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

PDK nesër në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

Dugolli i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Pas vitit 1999 kishte dëbime të dhunshme, për çfarë çlirimi e ke fjalën?

“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit

“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit

Dugolli i VV-së: Serbia ka ëndërruar që veriun e Kosovës ta ketë nën kontroll, Vuçiq do të vazhdojë me presione

Dugolli i VV-së: Serbia ka ëndërruar që veriun e Kosovës ta ketë nën kontroll, Vuçiq do të vazhdojë me presione

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën